Skuadra e Kamzës po vijon rregullisht stërvitjen nën drejtimin e trajnerit Ernest Gjoka. Ekipi kryeqytetas nuk di të ndalet teksa lufton për të qëndruar mes më të mirëve në elitë. Sot, trajneri i njohur ka bërë një postim në rrjetet sociale ku tregon lojtarët që stërviten në rërë, mes të plazhit.
Edhe pse temperaturat janë ulur ndjeshëm në vendin tonë, tekniku kryeqytetas s’është ndalur aspak duke e zhvendosur seancën stërvitore në qytetin bregdetar. Elementët cilësorë e bëjnë këtë skuadër mjaft të frikshme.
Për të rritur dozën mendon Ernest Gjoka që nuk s’pyet për kushte atmosferike, por i bën “zbor” futbollistëve që të jenë në “top-formë” në nisjen e fazës së tretë të Superiores./newsport/