Vllaznia do të luajë nesër në ora 18:00 në stadiumin “Loro Boriçi” ndaj Teutës ndeshjen e rradhës për kampionat. Ajo do të kërkojë të rikthehet tek fitorja dhe pavarësisht disa pikëve të lëna në ndeshjet e fundit, sërish pjestarët e saj duan të jenë të parët në renditje.
Në prag të kësaj ndeshje, ka dalë para gazetarëve në një konferencë për shtyp mesfushori Klinti Qato. Ai i ka lënë pas përfundimisht problemet shëndetësore që ka patur dhe nesër mendohet ta nisë nga minuta e parë. Duke folur për sfidën ndaj durrsakëve ai është shprehur:
“Kjo mendoj se është një ndeshje e rëndësishme për vazhdimësinë e kampionatit, duke ditur që katër ndeshjet e fundit nuk i kemi bërë ashtu si duhet dhe nuk kemi marrë maksimalen e pikëve. Mendoj se Teuta është një skuadër e kompletuar, një skuadër që pëson pak gola dhe të lërë pikë.
Megjithatë ne kemi treguar se në Shkodër kemi armën më të fortë fushën dhe mendoj se do të dalim me tre pikë. Në ndeshjet e fundit gjendja e grupit nuk ka qenë ajo më optimalja sepse kemi patur edhe shumë lojtarë të dëmtuar, por mendoj se një skuadër kampione do të dali shumë shpejt nga kjo situatë”.
Të plotë prononcimin e futbollistit Klinti Qato mund ta ndiqni në kanalin zyrtar të gazetës “Shkodra Sport” në youtube duke klikuar në linkun e mëposhtëm:















