Për herë të parë në karrierën e tij, Xho Hart ka mbetur pa një kontratë. Ditën e sotme, 33-vjeçarit i ka përfunduar marrëveshja me klubin e Bërnlej dhe tashmë është në kërkim të një eksperience të re.

Pavarësisht, të gjithë situatës së krijuar, ish-portieri i Mançester Sitit dhe kombëtares angleze nuk humbet optimizmin dhe gjen kohën për shaka duke u shprehur se nuk beson se Real Madrid mund ta marrë atë në vend të Kurtua.

“Kam kaluar një vit e gjysmë në pankinë, por kjo nuk do të më mposhtë mua. E mbaj mend se kush jam, që i vogël jam mësuar të shoh në perspektivë.

Duhet të jesh i fortë në autokritikë, në të analizuar atë që bën dhe të ndihesh mirë me këtë. Kam një moment për të parë mundësitë dhe të shoh përpara.

Për një portier jam i ri, jam edhe më i ri nga ana mentale pasi dua vetëm të shkoj në portë dhe të më gjuajnë me top. Por, nuk kam iluzione. Nuk pres që të më marrë Real Madrid për të zënë vendin e Kurtua. Por, jam i sigurt se kam shumë për të dhënë dhe kam nevojë për dikë të më besojë”, u shpreh Hart. /VipSport/