Florian Marku gjendet i karantinuar në shtëpinë e tij ashtu si gjithë pjesa tjetër e shqiptarëve. Masat e marra në kuadër të parandalimit të përhapjes së virusit “COVID 19” ka dhënë efekt e tashmë të gjithë duhet të durojmë derisa kjo gjendje të kalojë.

Së fundmi, kampioni shqiptar i boksit ka bërë një postim në rrjetet sociale ku tregon se në shtëpinë e tij ka vendosur një theks boksi.

Për këtë arsye ai duket i lumtur dhe tregon se nuk do ta ketë më problem qëndrimin në shtëpi pasi ka gjithë kushtet e duhura për t’u stërvitur.

“Tani që vura dhe thesin e boksit në shtëpi, s’e kam shumë problem sado që të zgjasë karantina”, shkruan Marku në rrjetet sociale.