Mbremjen e djeshme ka qene e para qe eshte ngjitur ne podium per t’u nderuar me çmimin “Personazhi me i mire i vitit 2022” nga gazeta “Shkodra Sport”, një çmim qe i eshte dorezuar nga kryetarja e Keshillit Bashkiak Shkoder, zj. Brisela Kadija. Kjo gje padyshim qe e ka bere te ndihet mire Megi Doçi.

Ajo ashtu si edhe me pare, ka vleresuar gazeten “Shkodra Sport” per vleresimin dhe seriozitetin e treguar gjate gjithe kohes ne evidentimin e te gjithe sukseseve te te gjithe sporteve, veçanerisht te futbollit te femrave. Ajo ka dhene diten e sotme edhe nje interviste per gazeten “Shkodra Sport” ku ka bere nje bilanc te ketij viti qe po mbyllet dhe ka zbuluar edhe objektivat per vitin e ardhhshem.


– Jeni vlerësuar nga “Shkodra Sport” si “Personazhi më i mirë i vitit 2022”. Çfarë ndjesie përjetuat në atë ceremoni?

Eshte nje ndjesi e jashtezakonshme qe te shpallesh personazhi i vitit, aq me teper nga nje qytet si Shkodra me shume tradite ne sport dhe kultur ne rang vendi. Padyshim qe dua te vleresoj edhe gazeten “Shkodra Sport” per gjetjen shume te veçante per organizimin e kesaj ceremonie shume kuptimplote.


– Meqenëse jemi në periudhë fundviti, a keni bërë një bilanc të arritjeve tuaja gjatë këtyre 365 ditëve?

Padyshim qe çdokush e ben nje analize dhe keshtu ka ndodhur edhe me mua. Se pari, jemi skuadra e pare shqiptare qe kualifikohemi ne mes 16 skuadrave me te mira te Europes dhe kjo eshte nje arritje e jashtezakonshme. Se dyti, jam shume e lumtur qe kam shenuar nje supergol ne ndeshjen e fundit ndaj Real Madrid. Po ashtu, jam shume e kenaqur per golat rekord me kombetaren, por edhe per trofete e fituara ne kampionat ne kupe me ekipin e Vllaznise. Pa lene menjane edhe golat e shenuar per kete vit si dhe rimarrja e trofeut “Kepuca e Arte”. Mendoj se eshte nje bilanc shume pozitiv.


– Cili është urimi juaj për këto festa të fundvitit?

Uroj ekipin e Vllaznise dhe te gjithe qytetaret e sportdashesit shkodrane Gezuar Vitin e Ri 2022! Dua t’u uroj qe viti 2023 te jete nje vit me rezultate shume me te larta, qofte per ekipin e Vllaznise, por edhe per çdo qytetar shkodran.


– Cilat janë objektivat dhe synimet tuaja për vitin 2023?

Sigurisht fitimi i titullit te 10-te kampion rradhazi dhe vendosja e yllit ne fanelle, fitimin edhe te Kupes se Shqiperise si dhe kualifikimin serish ne mes 16 skuadrave me te mira te Europes. Po ashtu, do te synoj thyerjen e te gjithe rekordeve personale sa i takon golave te shenuar, si ne kampionat, edhe ne Kupe, e po ashtu edhe ne Champions League.
Intervistoi: Gjergj KOLA