Vllaznia ka vijuar normalisht edhe ditën e sotme seancat stërvitore. Kështu, në ndryshim nga një ditë më parë që proçesi stërvitor u zhvillua në stadiumin “Loro Boriçi”, ditën e sotme stërvitja u spostua në fushën e “Reshit Rusit”.

Tashmë, Vllaznia do të vijojë të stërvitet edhe ditën e nesërme, duke qenë seanca e fundit për vitin 2022. Ndërkohë që, më pas janë rezervuar dy ditë pushim, për t’u rikthyer me datën 2-janar sërish në stërvitje.

Kujtojmë këtu se, Abissnet Superiore do të nisë me datë 14-janar me ndeshjet e javës së 16-të, ku për Vllazninë kalendari ka rezervuar një përballje të rëndësishme, atë me Partizanin kryesues në transfertë.

Një ndeshje e tillë kaq e rëndësishme është një ndër arsyet që stafi teknik, me në krye trajnerin Mirel Josa, vazhdon ta mbajë skuadrën në tonus, në mënyrë që përballja me të kuqtë, ta gjejë skuadrën në një formë sa më të mirë sportive.
Maringlen ZHIVANI