Nese flasim per sportin e notit ne Shkoder kuptohet qe mendja menjehere te shkon tek nje emer: Shestani. Kjo sepse disa pjestare te kesaj familje kane dhene shume per kete sport dhe ajo çka eshte me e rendesishmja, te gjithe kane qene kampione dhe rekordmene te vendit.
Gazeta “Shkodra Sport” vendosi te nderonte mbremjen e se merkures gjate ceremonise se shpalljes se “10 Personazheve me te mire te vitit 2022”, njerin prej pjestareve te kesaj familje, pikerisht Markun me nje “Çertifikate Mirenjohje”. Ne motivacionin e lexuar gjate kesaj ceremonie thuhej:
“Gazeta “Shkodra Sport” ka vendosur të nderojë sot edhe një emër të shquar të sportit të notit. Bëhet fjalë për një sportist I cili gjatë karrierës së tij është shpallur plot 12 herë kampion I vendit dhe ka thyer njëkohësisht edhe 40 rekorde kombëtare. Pjestar I një familje që ka dhënë shumë për sportin shkodran dhe atë shqiptar. Gazeta “Shkodra Sport” ndern me këtë “Çertifikatë Mirënjohje”, z. Mark Shestani”.
Per ta dorezuar kete çmim u ngjit ne skene nje emer i njohur i ketij sporti, Kol Shiroka i cili ka vleresuar se tepermi rolin dhe figuren e Mark Shestanit si sportist, si njeri, por edhe si trajner dhe arbiter.
Vete protagonisti i marrjes se ketij çmimi nderkohe eshte shprehur: “Ndjehem mjaft mire me kete vleresim qe po marr nga gazeta “Shkodra Sport” e cila ka qene gjithmone prane ne veteraneve te sportit. Dua te falenderoj veçanerisht gazetarin Gjergj Kola per perkushtimin e treguar per veteranet dhe historine e sportit shkodran”.