Pasditen e djeshme ka bere nje arritje shume te rendesishme te karrieres se tij, ka thyer nje rekord kombetar dhe padyshim qe ky eshte vetem hapi i pare i shume arritjeve te tjera qe ai pritet te kete ne karrieren e tij.

E kemi fjalen per atletin shkodran Leandro Çardaku i cili arriti te permiresonte rekordin kombetar te te rinjve ne garen e 100 metrave. Ai theu rekordin kombetar qe mbahej prej 23 vitesh nga atleti tjeter shkodran Admir Bregu 23 vjet me pare.

Ka qene viti 1999 kur ai e kishte vendosur kete rekord ne nje gare ne Greqi me kohen 11″02, nderkohe qe rekordi i djeshem i Qardakut ishte me 11″01.

Vete ky sportist qe ende nuk i ka mbushur 18 vjeç eshte shprehur shume i lumtur per kete arritje teksa per mediat eshte shprehur: “Normal qe jam i kenaqur me kete rezultat dhe me rekordin qe arrita. Ne fakt nuk e prisja, ndonese kemi bere shume stervitje gjate gjithe kesaj periudhe.

Kemi punuar fort me trajnerin Albert Marashi i cili ka meriten e madhe tek ky sukses dhe ia dedikoi pikerisht atij kete rekord te thyer”- ka thene nder te tjera Çardaku. Te plote prononcimin e tij mund ta ndiqni duke klikuar ne linkun e meposhtem: