Vllaznia e femrave e ka mbyllur ne menyren me te mire te mundshme vitin 2019. Gjate ketij viti, ajo ka fituar titullin e 6-te kampion, ka fituar kupen e 6-te te Shqiperise dhe ajo çka eshte me e rendesishmja, arriti suksesin historik: Kalimin ne turin e dyte te Liges se Kampioneve te Europes.

Nderkohe edhe gjysma e pare e sezonit aktual eshte mbyllur ne menyren e duhur sepse ekipi shkodran i ka fituar te nente ndeshjet e zhvilluara dhe me nje golaverazh fantastik prej 77 golash te shenuar dhe asnje te pesuar.

Nderkohe pas ndeshjes se djeshme, e fundit per kete vit, ajo zhvilluar ne stadiumin ‘Loro Boriçi’ ndaj Tirana AS dhe te fituar me rezultatin e thelle 11-0, vajzat e ekipit kane gjetur dy menyra origjinale per te festuar.

E para, ka qene ajo e zhytjes se te gjitha vajzave njekohesisht ne fushen e stadiumit dhe e dyta, ne dhomat e zhveshjes kur kane vendosur kapuçin e kuq te Vitit te Ri.

Kjo ka qene menyra origjinale per t’u uruar festat gjithe tifozeve te kesaj skuadre dhe po ashtu edhe te gjithe shkodraneve dhe shqiptareve. Ndiqni me poshte festen e vajzave te Vllaznise: