Vllaznia e nisi me humbje aventuren e saj ne Ligen Unike te ketij sezoni, pikerisht ne perballjen ndaj Golden Eagle Ylli, e cila u luajt ne pallatin e sportit “Qazim Dervishi” dhe perfundoi me fitoren e kesaj te fundit ne shifrat 79-67.

Ne perfundim te ketij takimi, trajneri i Vllaznise Nikola Milatoviç, eshte shprehur i zhgenjyer me paraqitjen e ekipit te tij ne gjysmen e dyte te ndeshjes.

“Si fillim dua t’i uroj fitoren ekipit të Yllit, ndërkohë jam i zhgënjyer me ekipin tim sepse paraqiti dy faqe në këtë ndeshje, krejt ndryshe në të dytën nga e para. Ishin të njëjtët lojtarë por asnjëri prej tyre nuk bëri në pjesën e dytë atë që bëri në të parën.

Në fillim mbrojtja na funksionoi shumë mirë, por më pas gjithçka shkoi shumë keq. Aktiviuam edhe 7 lojtarë të tjerë por asnjëri nuk bëri atë që duhej. Vërtetë skuadra ka pak probleme fizike, por gabimet në këtë ndeshje nuk erdhën prej saj.

Megjithatë duhet të shohim përpara, të mundohemi t’i korigjojmë gabimet dhe të mendojmë për ndeshjen e së mërkurës për kampionat me Kamzën ku do të synojmë fitoren”- ka thene Milatoviç.

Intervisten e plote te trajnerit te Vllaznise mund ta ndiqni ne kanalin e “Shkodra Sport” duke klikuar ne linkun e meposhtem: