Kevin Zefi, djaloshi me origjine nga Shkodra që ende nuk i ka mbushur 16 vjeç, është futur në historinë e futbollit irlandez. Pjesë e Shamrock Rovers, ai ka luajtur mbrëmjen e djeshme në takimin e ligës së dytë kundër Longford Town dhe ka shënuar në humbjen 1-2 që ka pësuar skuadra e tij.

Një gol që e bën atë shënuesin më të ri në histori. Zefi, me origjinë nga Shkodra, është një nga të rinjtë më të talentuar dhe luan me Irlandën U15. Adoleshenti njihet për cilësitë e tij teknike, driblimet dhe golat, ndaj jo më kot edhe Interi është interesuar për të që tani.

“Kevin Zefi është bërë golashënuesi më i ri në historinë e Ligës së Irlandës me golin e shënuar mbrëmjen e djeshme në Divizionin e parë kundër Longford Town.Lojtari i Irlandës U15, i cili hyri si zëvendëses në pjesën e dytë, shënoi golin e parë në futbollin e të rriturve.

Me vetëm 15 vite e 206 ditë, Zefi theu rekordin e mëparshëm të vendosur nga Steven McGann i Limerick në vitin 2010, me gati gjysmë viti. Punë e paqme Kevin, gjëra të tjera të të mira të presin me punë, përpjekje dhe mundësi te Shamrock Rovers”, shkruan klubi irlandez në Instagram. /abcnews/