Ndryshimet e ndodhura se fundi ne klubin Vllaznia dhe premtimet e bera per ndryshime rrenjesore edhe tek Akademia, kane bere qe ditet e fundit ne ekipet e saj te kete nje dyndje futbollistesh te rinj.

Te gjendur para nje fakti te tille, drejtuesit e saj kane vendosur te zhvillojne seleksionime prej te cilave te zgjedhin pastaj me te miret, ata qe do te jene pjese e ekipeve te saj ne sezonin e ri.

Keshtu ka ndodhur diten e sotme teksa jane zhvilluar seleksionimet per ekipin U19 sepse ne stervitje mesohet te kene qene te pranishem mbi 40 futbolliste, prej te cileve do te perzgjidhen 25 qe do federohen. Keshtu behet e ditur permes nje postimi ne faqen e Akademise Vllaznia ku shkruhet:

“Tek Akademia Vllaznia prej pak ditësh ka nisur puna për sezonin e ri. Ajo që konstatohet është një numër i madh futbollistësh që duan të jenë pjesë e ekipeve të saj dhe të gjendur përpara këtij fakti, drejtuesit e Akademisë kanë vendosur të nisin testimet. Një gjë e tillë ka ndodhur sot me futbollistët e ekipit U19.

Dy drejtuesit e Akademisë Hoxha e Neziri si dhe i gjithë stafi i trajnerëve, kanë ndjekur një ndeshje kontrolli dhe kanë përzgjedhur më të mirët, ata që do të jenë pjesë e këtij ekipi për sezonin e ardhshëm. Kështu do të veprohet edhe me ekipet e tjera në mënyrë që tek Akademia Vllaznia të përzgjidhen më të mirët”.