Luis Gjini ishte një nga afrimet e Kastriotit në këtë merkato, por mbrojtësi është përballur me fatin e keq që në ndeshjet e para.

Gjatë miqësores që krutanët luajtën me Vllazninë, Gjini ka marrë një goditje me takë nga Smajli, duke marrë një dëmtim të tmerrshëm siç ishte thyerja e këmbës.

Pas atij momenti, Gjini ka nisur rehabilitimin për tu rikthyer përsëri dhe për ta kaluar këtë moment të vështirë, ndonëse do i duhet pak kohë.

Megjithatë një surprizë të bukur, mbrojtësi ka marrë nga shokët e skuadrës te Kastrioti. Ditën e sotme, kapiteni Emiliano Çela, portieri Bruno Puja, mesfushori Arbër Basha, sulmuesi Spartak Ajazi dhe mjeku Orland Kastrati, kanë vizituar nga afër 20-vjeccarin, si për t’i treguar se të gjithë kanë me të në këtë moment të vështirë.