Pas prezantimit diten e djeshme nga ana e presidentit Xhaferi, trajneri i ri i Vllaznisë, Mirel Josa ka zhvilluar stërvitjen e parë me skuadrën ditën e sotme.

Tekniku ka filluar kështu zyrtarisht nga puna për përgatitjen e dy ndeshjeve të fundit të kampionatit dhe më pas për finalen e Kupës së Shqipërisë kundër Laçit.

Josa i ka shmangur diskutimet me skuadrën në fushë duke vendosur që mbledhjen e prezantimit me lojtarët ta zhvillojë në një nga sallat e stadiumit “Loro Boriçi”.

Më pas trajneri e ka vazhduar stërvitjen në fushën e fshatit Golem, ku i pranishëm ka qenë edhe vetë presidenti Xhaferi.

Nga ajo çfare eshte pare, tekniku i ri i kuqebluve eshte munduar t’i mbaje te karikuar futbollistet te cilet pergatiten per sfiden e se shtunes ndaj Egnatias./SHKODRA-SPORT.COM/