Skënderbeu ka siguruar sot një fitore shumë të rëndësishme përballë Partizanit në ndeshjen e javës së 25-të në Superiore.
Korçarët bënë gjithçka mirë ne pjesën e parë, duke kontrolluar lojën e duke filluar të krijonin raste para portës së Hoxhës, derisa gjetën golin e avantazhit me penalltinë e Liços.
Më pas ata u mbrojtën me shumë kujdes duke administruar avantazhin ndaj “demave” të cilëve iu deshën shumë minuta për t’u zgjuar dhe për të prodhuar gjuajtje në portë.
Kampionët në fuqi u përpoqën deri në fund që të realizonin golin e barazimit, por nuk ia dolën, në një sfidë që u tensionua dhe bëri që të dy ekipet ta mbyllnin me 10 lojtarë.
Me këtë fitore, Skënderbeu i bashkohet përsëri grupit të skuadrave me ambicie për katërshen e parë, ndërsa Partizani vazhdon të shfaqë paraqitje pa ngjyrë dhe tani rrezikon vendin e dytë në klasifikim.
SKËNDERBEU-PARTIZANI 1-0
38’ (p) Liço