Vllaznia mposhti me rezultatin minimal 1-0 Partizanin në “Loro Boriçi”.

Skuadra shkodrane i falet një goli të shënuar nga Latifi që në pjesën e parë, ndërsa në të dytën luftuan deri në fund me një lojtar më pak pas daljes së Krymit me të kuq duke ruajtur rezultatin.

Pas ndeshjes nuk ka munguar festa e zakonshme në mesin e fushës.

Përmes një postimi në faqen zyrtare, Vllaznia ka postuar momente nga festa, ndërsa shihet një reagim i “çmendur” nga trajneri Brdaric që ishte tepër i lumtur për këtë fitore.

Më pas nuk ka munguar as rituali i zakonshëm nga Adili që thërret në mes të grupit:

“Kush do e fitojë ndeshjen?”, ndërsa lojtarët përgjigjen: “Vllaznia”. Një festë legjitime nga shkodranët që mposhtën një rival direkt për titull dhe tani renditen në vendin e 3-të me 20 pikë.