Edhe vete Nelsoni nuk e kishte menduar ndoshta ne fillim do te bente nje ngjitje te tille galopante dhe brenda nje viti nga vendi i 1300 ne bote tashme te arrije te jete i 70-ti. Nje sukses i jashtezakonshem dhe padyshim qe tek ai emocionet e suksesit te fundit ne Tetove ndaj kampionatit argjentias dhe te Amerikes se Jugut Aumada, jane ende te pranishme.

Hysa per “Shkodra Sport” ne fillim te vitit 2023 pat premtuar publikisht qe objektivi i tij per kete vit ishte te renditej ne 100-shen me te mire te botes, por promotori i tij Briget Seitaj pat shkuar edhe me tej duke premtuar “Top 50”-shen e botes.

Kampioni shqiptar e ka arritur ta beje realitet premtimin e tij por tashme sebashku me z. Briget synojne te realizojne edhe premtimin tjeter. Dhe nese do te arrihej edhe kjo, do te ishte diçka e jashtezakonshme. Vete boksieri ne nje prononcim per “Shkodra Sport” do te thoshte:

“Tani na jane hapur rruget per te konkurruar per cilindo titull te Botes dhe te Europes qe mund te jete i lire. Mendoj se do te kemi nje ndeshje per nje titull te madh Bote te njeres prej 5 Federatave te Boksit por besoj jo kaq shpejt.

Kemi shume pune perpara, por rruget tashme i kemi te hapura dhe shpresoj te kemi gjera shume serioze ne te ardhmen. Bashke me promotorin tim, z. Briget po mendojme te bejme nje zgjedhje tjeter per t’u ulur edhe me poshte sesa ku jam sot ne renditjen boterore.

Jemi ne bisedime per te bere nje aktivitet shume te madh nga nentori ku te kemi pjesmarrese boksiere edhe me te mire sesa ishte ky i ndeshjes se fundit, argjentinasi Aumada”.
Gjergj KOLA