Katër gola nuk mjaftojnë për të pasur një fitues në miqësoren e luksit mes Brazilit dhe Kolumbisë.
Takimi i zhvilluar në “Hard Rock Stadium” të Miami u mbyll në ekuilibër të plotë 2-2, ku vlen të theksohet fakti se Neymar JR arriti të gjej fundin e rrjetës pas dy muajve në infermieri. Ishte Casemiro ai që zhbllokoi llogaritë, por Muriel përmbysi gjithçka brenda pjesës së parë.
Gjithsesi, me rikthimin në fushë, ishte radha e yllit të Paris Saint Germain për të tundur rrjetën. Ishte ish-shoku i tij te Barcelona dhe PSG, Dani Alves ai që hodhi një top në zonë dhe 27 vjeçari bëri atë që di të bëj më mirë, golin./newsport/