Vllaznia ka gjetur momentin e duhur për të thyer “tersin” e këtij sezoni, teksa ka mundur për herë të parë Erzenin në këtë edicion. Shkodranët kanë siguruar tre pikët në duelin ndaj shijakasve, duke bërë që Goce Sedloski të debutonte me fitore në pankinën e kuqbluve.

Vendasit u treguan agresivë që në startin e duelit duke kërkuar me ngulm golin të cilin e gjetën me anë të Markut, në një pjesë të parë të cilën e dominuan në lojë. Në fraksionin e dytë të lojës, goli i Latifit mendohej se do të mbyllte ndeshjen pasi shijakasit rrallëherë kishin thumbuar para Zogovicc.

Por miqtë gjetën rrjetën me Nonaton dhe për disa minuta vunë në vështirësi të madhe vendasit. Megjithatë, goli i Jonuzit ktheu qetësinë te ekipi shkodran, i cili administroi rezultatin deri në fund dhe mori tre pikë shumë të rëndësishme për renditjen, por edhe për moralin ndaj një rivali direkt në luftën për një vend në Europë.

VLLAZNIA-ERZENI 3-1
42′ Marku, 53′ Latifi, 85′ Jonuzi / 75′ Nonato