Duket se institucioni i pushtetit lokal e ka marre shume seriozisht sportin ne vitin 2024. Perpos takimit me te gjitha shoqatat dhe degjimit te “halleve” te tyre dhe premtimit per zgjidhje, puna ka vijuar edhe ne nje tjeter drejtim.
Bashkia Shkoder ka vendosur te nderhyje fillimisht ne pallatin e sportit “Qazim Dervishi” duke bere nje rikonstruksion te tij ne gjerat me te domosdoshme, duke filluar nga izolimi i tarraces, lyerja e te gjitha ambjenteve, nderhyrja ne dhomat e zhveshjes, tek fasada etj.
Nje nga arsyet e kesaj nderhyrje te shpejte mesohet se eshte edhe zhvillimi ne kete ambjent sportiv i Kampionatit Europian te Prifterinjve ne fillim te muajit te ardhshem dhe si rrjedhoje aty do te luajne prifterinjte nga 17 shtete te kontinentit.
Nderkohe ka qene vete kryebashkiaku Beci i cili permes nje videoje ka publikuar edhe punimet qe po behen aty teksa edhe shkruan:
“Në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” po punohet prej disa ditësh për ta kthyer atë në kushte sa më optimale. Ky objekt sportiv meriton vëmendjen e duhur për të ofruar mjedise cilësore për ekipet me ngjyrat e Vllaznisë”.