Ditet e fundit Federata Shqiptare e Futbollit ka bere ndarjen e stemave te reja te aprovuara nga FIFA per arbitrat tane. Siç eshte bere e ditur, numri i tyre eshte rritur teksa kemi tashme 4 arbitra si kryesore me kete steme, nderkohe qe eshte rritur edhe numri i asistenteve.
Aktualisht stemen e FIFA-s e kane plot 22 arbitra shqiptare, 6 jane kryesore, 12 asistente, 3 per sistemin VAR dhe 1 arbiter i futsalles. Nga gjithe ky numer, asnjeri prej tyre nuk eshte nga Shkodra dhe ky vazhdon te jete nje fenomen shqetesues.
Ne foton e ketij shkrimi, jane tre arbitra te kolegjiumit te Lezhes. Behet fjale per kryesorin Eldorian Hamiti, anesorin Ridigert Çokaj dhe arbitren qe sapo ka marre stemen e FIFA-s si kryesore, Egla Pjetrushaj.
Fakti qe Lezha tashme e ka çuar ne tre numrin e arbitrave me kete steme, padyshim qe eshte nje sukses per drejtuesit e kolegjiumit te cilet prej vitesh po arrijne t’i promovojne si duhet arbitrat e tyre dhe shembujt jane konkret me rritjen e ketyre sukseseve.
Po Shkodra? Nje pyetje qe vazhdojme ta bejme por qe nuk po sjell asnje ndryshim. Vitet kalojne dhe jo vetem qe nuk kemi arbitra me steme te FIFA-s, por ato po gjykojne shume pak edhe ne kategorine Superiore dhe ky eshte nje alarm per ata qe kane diçka ne dore./SHKODRA-SPORT.COM/