Vllaznia e volejbollit te meshkujve nuk ia ka dale te fitoje ndeshjen e rradhes te vlefshme per Ligen “Gjergj Kastrioti”, ate ndaj ekipit te Ferizajt luajtur mbremjen e sotme ne pallatin e sportit “Qazim Dervishi”. Ndonese e ka fituar setin e pare, ajo nuk ka arritur ta administroje kete avantazh dhe ne fund eshte mundur me rezultatin 1-3.

Vllaznia e nisi mire ndeshjen dhe pas nje rivaltiteti te forte ne setin e pare, arrin ta fitoje ne shifrat 26-24. Fitorja e ketij seti u mendua se do t’i jepte zemer volejbollistëve shkodrane, por nuk do te ndodhte keshtu.

Ne tre setet ne vijim, djemte e drejtuar nga trajneri Artan Kalaja zhgenjejne me paraqitjen e tyre dhe si rrjedhoje arrijne t’i humbasin njeri pas tjetrit. Ne te dytin, eshte ekipi i Ferizajt qe e fiton 25-14 dhe ne te njejtat shifra do te fitonte edhe setin e trete duke permbysur rezultatin.

Ne te katertin nderkohe kur pritej serish nje reagim i Vllaznise, por nuk do te ndodhte kjo. Madje, ajo ben nje paraqitje shume te dobet dhe si rrjedhoje do ta humbiste ate me rezultatin 25-12 dhe ne kete menyre krejt ndeshjen me rezultatin 1-3.

Me fitoren e sotme, ekipi i Ferizajt ngjitet ne krye te renditjes me 5 pike, nderkohe qe Vllaznia mbetet ne kuoten e 3 pikeve pas 3 ndeshjeve te luajtura, me nje fitore te arritur dhe dy humbje./SHKODRA-SPORT.COM/