Sunday, February 22, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREVIDEO/ Nuk mori asnjë pikë, ja si trukohen ndeshjet e tenisit

VIDEO/ Nuk mori asnjë pikë, ja si trukohen ndeshjet e tenisit

Një ndeshje tenisi në Doha të Katarit ka bërë zhurmë të madhe në internet. Në këtë sfidë ishin përballë njëri-tjetrit Kojakul i Tajlandës (numri 1367 në renditjen botërore) me Bahmet të Ukrainës, për të cilin ishte ndeshja e parë zyrtare në karrierë.

Bahmet ishte në prej “alternativave” që regjistrohen duke paguar rreth 65 euro në pritje të hapjes së një vendi nga mosparaqitjet e profesionistëve.

Takimi ra në sy pasi tenisti nga Tajlanda i fitoi të dy setet 6-0 pa i lënë asnjë pikë të vetme kundërshtarit dhe po të shihet video, kuptohet qartësisht pse. Pamjet e filmuara gjatë turneut tregojnë Bahmet që nuk arrinte as t’i binte topit, duke treguar një nivel amator që normalisht nuk duhej të pranohej në turne që bën pjesë në listën e atyre ndërkombëtare.

Sikur të mos mjaftonte kjo, ndeshja është shfaqur në televizion dhe shumëkush ka vënë baste në rezultate live dhe përfundimin e saj, duke bërë që të lindin dyshime shumë të mëdha se gjithçka ka qenë e organizuar për të trukuar këtë sfidë e për të përfituar financiarisht nga ajo pasi ishte e pamundur që të kishte realisht pjesëmarrës në turne të një niveli kaq të ulët.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments