Kanë plasur polemikat pas përfundimit të duelit të aktit të parë gjysmëfinal mes Realit dhe Sitit që u mbyll në barazim 1-1. Shkak i gjithë polemikave është bërë goli i barazimit të anglezëve.

Në momentin kur skuadra e Guardiolës gjeti rrugën e rrjetës me De Bryjn, gjatë aksionit të gjatë pati një moment kur Bernando Silva mori topin në vijat e fushës.

Sistemi i teknologjisë, VAR nuk reagoi fare në këtë moment, teksa beIN Sports ka publikuar pamjet e tyre dhe shihet se topi kishte kaluar vijën dhe goli sipas pamjeve të beIN duhej anuluar.

I çuditshëm ishte fakti se ky moment nuk u përsërit nga regjia qendrore e transferimit të ndeshjes. Për më tepër shikoni videon: