Vjet e provoi ai ta merrte drejtimin e ekipit ne nje situate te tille. Elvis Plori pikerisht per kete arsye, ka folur sot para gazetareve ne lidhje me ndryshimet e fundit te ndodhura ne pankinen kuqeblu.

I pyetur nderkohe per largimin e Joses dhe emerimin ne vend te tij te dyshes Miloti- Sinani, trajneri aktual i ekipit Vllaznia U21 eshte shprehur: “Si Miloti edhe Sinani ishin pjese e skuadres dhe jane serish pjese e saj. Keto jane ndryshime brenda- perbrenda familjes.

Them se te dy jane djem te cilet kane kontribuar shume per Vllaznine dhe me vjen mire qe jane ne ato pozicione. Gjithsesi duhet te presim dhe t’i shohim rruges se si do shkojne, por une nderkohe ju uroj shume suksese sepse e meritojne te dy per te ecur perpara”.

Nderkohe, ne opinionin sportiv shkodran perpara emerimit te Milotit dhe Sinanit ne postin e drejtuesve te rinj te Vllaznise, eshte permendur edhe emri i Plorit, ashtu si i Vates per te marre ato drejtimin e Vllaznise, por trajneri aktual i ekipit U21 e mohon nje gje te tille.

“Jo nuk ka asgje te vertete ne kete mes. Une ne fakt jam pjese e stafit te Vllaznise perderisa drejtoj ekipin U21. Jam shume i kenaqur me pozicionin qe kam dhe me vleresimin qe me ben presidenti. Gjithsesi une jam shume mire ketu dhe do te vazhdoj punen ne krye te ketij ekipi”- eshte shprehur Plori./SHKODRA-SPORT.COM/