Tifozet shkodrane jane duke e vuajtur krizen e rezultateve qe skuadra e tyre po kalon ne keto jave te kampionatit. Edhe pse ne merkato u afruan futbolliste cilesore si Boshnjaku, Mala, Marku, Bekim Balaj apo edhe ndonje tjeter, kuqeblute kane arritur te sigurojne vetem tre pike ne gjashte takimet e fundit.

Nderkohe, nje nga ato tifozet e vjeter shkodrane qe e ndjek Vllaznine gjithmone, si brenda, ashtu edhe jashte Shkodres, eshte edhe Gezim Çoçja. Ne nje interviste me “Shkodra Sport”, ai shpreh zhgenjimin dhe trishtimin e tij ne kete moment krize qe Vllaznia po kalon.

Cocja u shpreh se situata aktuale tek kuqeblute le shume per te deshiruar dhe se zhgenjimi eshte shume i madh. Poashtu, tifozi shkodran theksoi edhe faktin se kontigjenti i futbollisteve ka qene mjaft cilesor per te pretenduar titullin kampion, por ndoshta problemi ishte trajneri Mirel Josa, i cili sipas Çoçjes u shkarkua teper vone. Per me shume, lexoni intervisten e tij dhene per gazeten tone gazetarit Maringlen Zhivani.

-Gezim, si e shikoni situaten aktuale te Vllaznia, besoj se jeni teper i pakenaqur apo jo?

Rezultatet flasin vete. Ne fakt, duke qene se kishim nje pritshmeri te madhe, klasifikimi le per te deshiruar dhe zhgenjimi domosdoshmerisht qe eshte shume i madh.


-Si e keni pare kete ekip ne syrin tuaj si tifoz, mendoni se e ka pasur organiken gjate ketij sezoni per te pasur ecuri kaq te dobet?

Une mendoj se kontigjenti ka qene i mjaftueshem. Ne fakt, duke pare edhe vleresimin e specialisteve se ky ekip pretendon per titullin kampion, une jam i mendimit se kontigjenti ka qene mese i mjaftueshem.

-A ishte disi i vonuar shkarkimi i trajnerit Mirel Josa sipas jush, duke marre ne konsiderate faktin se tifozeria e ka kerkuar prej kohesh largimin e tij?

Ne fakt, eshte e ditur qe trajneri matet me rezultate dhe ato munguan. Me te drejte, shkarkimi ishte pak i vonuar, duke pare edhe ndjesite e presidentit Xhaferi qe e ka shtyre pak shkarkimin.

-Ju ka bindur loja qe ekipi ka bere nen drejtimin e Joses dhe a mund te ishte bere me mire?

Loja e ekipit ka qene me shume oshilacione. Te besh 10-humbje brenda tre fazave eshte e pajustifikuar, madje disa edhe ne fushen tone me ekipe qe jane nen nivelin tone, si me element futbollistik, ashtu edhe me pagen qe marrin futbollistet tone.

-Çfare ju ka zhgenjyer me teper kete sezon tek Vllaznia?

E thashe edhe me lart, humbjet ne fushen tone nuk kane justifikim. Kjo gje eshte nje zhgenjim total per te gjithe tifozerine e Vllaznise, jo vetem per mua personalisht.


-E fundit Gezim, si e shikoni te ardhmen e Vllaznise tashme nen drejtimin e trajnerit te ri Auron Miloti, mendoni se ky ekip do te rikthehet tek ecuria pozitive?

E ardhmja duhet te shihet me pozitivitet. Kjo dyshe Miloti-Sinani, qe eshte vendosur ne krye te drejtimit te Vllaznise, e kane shansin te tregojne aftesite e tyre te perfituara nga karriera futbollistike e shkelqyer qe kane pasur ne futbollin e luajtur, duke vendosur dijet e tyre ne sherbim te ekipit. I uroj cdo te mire stafit teknik me ne krye trajnerin Auron Miloti dhe besoj se do te kene edhe mbeshtetjen tone si nder tifozet me te vjeter te ekipit.

-Faleminderit per kete interviste Gezim dhe shpresojme me zemer qe Vllaznia te rikthehet aty ku i takon…

Ishte kenaqesi komunikimi me ju per kete teme te sportit dhe ne vecanti per futbollin.
Maringlen ZHIVANI