Erald Çinari në merkaton e janarit kaloi nga ekipi i Samsunpor tek Shkëndija e Tetovës. Shkodrani nuk ka vonuar shumë që të përshtatet me ekipin e ri dhe menjëherë është shndërruar në protagonist. Këtë e tregojnë edhe shifrat ku 26-vjeçari në 6 ndeshje aktivizim ka shënuar 4 gola dhe dhuruar 2 asiste.

Duke treguar kështu një formë të shkëlqyer me kuqezinjtë tetovarë. Madje duke i ndihmuar edhe ti afrohen shumë kreut. Ku ekipi i drejtuar nga Qatip Osmani para janarit ishte 10 pikë pas vendit të parë e ndërsa tashmë qëndron vetëm 5 pikë pas. Një dorë të mirë në këtë ngritje të Shkëndijës ka dhënë edhe Çinari. E për këtë ish-futbollisiti i Vllaznisë ka marrë vlerësime.

Nga ana e faqes së federatës së futbollit në Maqedoninë e Veriut, Çinari është pjesë e formacionit më të mirë të muajit. Mëngjërashi vlerësohet në 11-tshen më të mirë për periudhën shkurt-mars. Madje duke merituar edhe çmimin simbolik si lojtari i këtij muaji në vendin fqinj.

Patjetër një motivim më tepër për Çinarin, i cili do tentojë të fitojë një tjetër titull në karrierën e tij. Pas atij të sezonit 2017-18 me fanellën e Partizanit në Superiore. Për të aventura me Shkëndijën po shkon siç dhe objektivat janë që të bëjë akoma më mirë edhe në të ardhmen./SHKODRA-SPORT.COM/