Boksieret e rinj dhe te rinj te rritur te Vllaznise do te marrin pjese diten e sotme ne nje aktivitet nderkombetar qe do te zhvillohet ne Zete te Malit te Zi. Ai organizohet nga vellezerit Zllatiçanin, shume te njohur ne arenen nderkombetar per vete arritjet qe kane patur ne kete sport.

Ne kete aktvitet do te marrin pjese 7 boksiere shkodrane te cilet do te drejtohen nga trajneret Jetmir Kuçi dhe Klaudio Çekini. Sportistet pjesmarres do jene Elvis Selmani, Aidin Loshi, Elhad Kastrati, Besjor Gjetaj, Dario Gjetaj, Tonin Prela dhe Pashuk Gjoni.

Padyshim qe secili prej tyre do te tentoje te paraqitet sa me mire ne kete aktivitet, megjithate duhen pare edhe konkurrentet e tjere dhe rivaliteti qe do te jete ne ringun e Zetes.

Por ky fund- qershori do te sjelle nje tjeter aktivitet per boksieret e Vllaznise sepse pas tre ditesh serish nje pjese e tyre do te nisen drejt Budvas per te marre pjese ne nje tjeter aktivitet nderkombetar qe do zhvillohet ne Mal te Zi.

Nga ana tjeter, dy boksieret e mirenjohur te Vllaznise dhe te kombetares shqiptare, Nelson Hysa dhe Arjon Kajoshi do te nisen drejt Algjerise duke qene pjese e delegacionit shqiptar qe do te marre pjese ne Lojerat Mesdhetare qe do te zhvillohen atje./SHKODRA-SPORT.COM/