Vllaznia e femrave ka arritur pasditen e djeshme nje sukses historik: Fitimin e titullit te 10-te kampion rradhazi qe do te shoqerohet edhe me vendosjen e yllit te pare te argjendte ne fanellen e saj.

“Arkitekti” i te gjithe ketyre sukseseve padyshim qe eshte presidenti i saj Lazer Matija. Megjithate keto suksese ai ka patur deshire t’i ndaje me te gjitha futbollistet dhe pjestaret e stafit teknik te cilet kane punuar fort per te arritur deri ketu.

“Kjo eshte nje dite e veçante per ekipin tone, per qytetin, mendoj edhe per mbare Shqiperine sepse sepse nje ekip qe i ka bere krenare te gjithe. Keto tituj jane frut i nje pune shumevjeçare, eshte mundi dhe djersa e ketyre vajzave, e stafit teknik dhe shume aktoreve te tjere qe e kane bere kete ekip te mberrije ketu ku eshte sot.

Gezimi sot eshte i natyrshem sepse mbyllet nje dekade, nje cikel mjaft i mire per futbollin e femrave dhe tashme do te behemi gati per te nisur nje cikel tjeter. Vendosja e yllit ishte deshira jone e madhe por une mendoj se ky ekip eshte vertete nje yll me nje 10 mbrapa.

Une dua te falenderoj pa mase tifozet tane te cilet na kane mbeshtetur maksimalisht dhe jane nje pjese e rendesishme e Vllaznise, ashtu si dhe mediat e Shkodres jane shume te rendesishme per mbeshtetjen qe na ka dhene. Tani duhet te bejme planet per te ardhmen ku sigurisht qe kemi synimet tona te larta”- eshte shprehur presidenti Lazer Matija./SHKODRA-SPORT.COM/