Prej dy vitesh eshte vene ne krye te shoqates se volejbollit te femrave te Vllaznise dhe pavaresisht uljeve dhe ngritjeve, duket se tek kjo shoqata puna po ecen mire dhe po ashtu edhe projektet per te ardhmen. Florian Zekja, presidenti i saj, ne nje interviste te dhene per “Shkodra Sport” eshte shprehur kunder idese se hedhur kohet e fundit per rikthimin e Sportklub Vllaznise.

Sipas tij, ky eshte nje kthim pas ne kohe. Per Zekjen, vendimi i marre nga Bashkia Shkoder dy vjet me pare per shkrirjen e klubit shumesportesh dhe krijimin e shoqatave sportive te çdo sporti, ka qene zgjidhja me e mire e mundshme e cila po jep efektet e duhura dhe prandaj nuk ka pse qe tashme kjo ide te bjere poshte e çdo gje te rikthehet nga fillimi.

“Takimi i fundit qe kemi patur me Bashkine, Keshillin Bashkiak dhe Drejtorine e sportit ka qene nje degjese dhe nga ajo kemi dale me nje konkluzion te perbashket qe perpara thirrjes se ardhshme do te krijohej nje grup pune qe do te merrej me krijimin e disa kritereve dhe sistemimin e buxheteve per ekipet.

Ky eshte versioni zyrtar deri tani. Une kam pershtypjen se Bashkia nese do te kete diçka te re, nje ide te re, do te na e thote. Natyrisht qe do te ulemi ne tavoline per te gjetur zgjidhjen qe eshte me e mira per sportin shkodran.

Per mendimin tim personal, zgjidhja qe ka bere Shkodra eshte me idealja. Kjo vertetohet duke pare edhe eksperiencat qe kane ekipet e tjera, e ketu mund te permend Tiranen, Partizanin apo dhe ndonje ekip tjeter qe kane krijuar shoqaten e shumespoteve.

Nuk me duket se ato nuk kane bere ndonje gje me te madhe se Bashkia Shkoder, perkundrazi shume sporte ne Shkoder kane ecur me hapa te mira, por ka patur edhe nga ato qe nuk kane ecur me suksese. Megjithate mendoj se kjo ishte nje eksperience shume e mire dhe nuk ka pse te kthehemi serish pas”- eshte shprehur Zekja./SHKODRA-SPORT.COM/