Sulmuesi shkodran Joald Ivziku i ka ndare rruget me Bylisin, skuader me te cilen luajti sezonin e kaluar dhe tani eshte vene ne kerkim te nje tjetre. 21 vjeçari per momentin eshte duke u stervitur me Terbunin e Pukes.
Me kete te fundit madje ne ndeshjen miqesore te para dy diteve ndaj Beselidhjes, shenoi golin e barazimit per pukjanet duke treguar edhe njehere tjeter se gjeja qe di te beje me mire eshte te dergoje topin ne rrjetat e portave kundershtare.
Ne fakt, Ivziku pritej te ishte pjese e Bylisit edhe ne sezonin e ri, por duket se ai nuk ka gjetur akordin me drejtuesit e tij per shkak te kushteve te kontrates qe i kane ofruar. Ai ka treguar vlerat e tij sezonin e kaluar kur e ndihmoi Bylis U21 te shpallej kampion i Shqiperise nderkohe qe ka luajtur edhe me ekipin e pare.
Vete lojtari priste te merrte me shume vemendje nga drejtuesit ballshiote, por kjo duket se nuk ka ndodhur dhe si rrjehdoje tashme po kerkon per nje skuader tjeter. Per momentin eshte duke zhvilluar fazen pergatitore me Terbunin ne Puke dhe ne ndeshjen miqesore ndaj Beselidhjes tregoi nje forme te mire sportive/
Ende nuk eshte e qarte nese ai do te jete pjese e kesaj skuadre ne sezonin e ri apo do te behet pjese e ndonje skuadre tjeter. Ajo qe ka rendesi eshte se ivziku kudo qe te luaje, do te arrije te justifikoje besimin e stafit teknik me lojen dhe golat qe do te shenoje sepse kete te fundit e ka bere rregullisht kudo ku ka luajtur./SHKODRA-SPORT.COM/