Kombëtarja shqiptare e futbollit luajti mbrëmë një ndeshje miqësore kundër Uellsit, skuadër që në përbërje ka yje shumë të njohur të futbollit botëror.

Përveç shumë lojtarëve të njohur, Uellsi ka në përbërje edhe një nga lojtarët më të mirë në botë, sulmuesin e Real Madridi, Garet Bejl.

E kur trajneri i Uellsit, Rajan Gigs vendosi ta aktivizojë yllin e “Los Blancos”, pritej që tifozët shqiptarë të bënin të pamundurën që të takonin 29-vjeçarin.

Në fund të takimit, qindra tifozë zbritën në fushën e blertë të “Elbasan Arena” dhe të gjithë u nisën drejt Bejlit, duke bërë që ylli uellsian të kërkojë ndihmën e sigurimit që t’i drejtohet dhomave të zhveshjes.