Ne ndeshjen e sotme ndaj Laçit, portieria e Vllaznise Ardiola Raxhimi ka patur tre gezime ne nje dite. Ka luajtur ndeshjen nr.100 ne kampionat me kete skuader, ka mbajtur shiritin e kapitenes dhe ne fund i eshte gezuar fitores se thelle 12-0 ndaj ketij kundershtari.

Vete ajo, ne nje prononcim te dhene pas ndeshjes per gazeten “Shkodra Sport” eshte shprehur shume e lumtur per kete arritje ne aspektin personal teksa ka deklaruar:

“Eshte kenaqesi e madhe te luash nje ndeshje me Vllaznine dhe jo me 100. Kjo eshte diçka shume e bukur sepse çdo ndeshje e luajtur ka emocionet e veta. Jam shume e lumtur per fitoren e sotme, po ashtu edhe per keto statistika. Nuk e kisha idene se kjo ishte ndeshja ime e 100-te ne kampionat me fanellen e Vllaznise, sepse nuk i mbaj keto statistika dhe prandaj ishte nje surprize shume e bukur per mua.

Ne gjithe keto vite kam perjetuar shume emocione, kemi kaluar shume sfida, shume lumturi dhe çdo gje qe ka futbolli dhe po ashtu Vllaznia me teper. Une do te vazhdoj te jem ketu edhe ne te ardhmen, per te rritur shifrat dhe statistikat e mia dhe do te jem perjete me Vllaznine”.

Te plote prononcimin e futbollistes se Vllaznise Ardiola Raxhimi mund ta ndiqni ne kanalin zyrtar te gazetes “Shkodra Sport” ne youtube duke klikuar ne linkun e meposhtem: