Sot në kalanë “Rozafa” është kryer një aktivitet për një aplikim për Gines nga një person me aftësi të kufizuara. Safet Plangaj ka bërë 20 pompa në vertikale dhe 500 të tjera në muret e kalasë.

Në bashkëpunim me trajnerin e Taekwondo Vllaznia, Elion Puka, ai ka marrë një ftesë për të marrë pjesë në lojërat paraolimpike.

Plangaj bëri 21 pompa në vertikale mbi muret e kalasë dhe përgatiti për të bërë dhe 500 pompa të lira për ta futur emrin e tij në librin Gines.

Gjithashtu, pjesë e këtij aktiviteti ishte dhe mbrojtësi i Vllaznisë, Mevlan Adili. Plangaj eshte nje tifoz i zjarrte i kuqebluve dhe personalisht i ketij lojtari dhe jo me kot, shkupjani kishte ardhur per ta respektuar ne kete dite te veçante per te.