Sapo ka përfunduar pjesa e parë mes Manchester United dhe Arsenal, me shifrat 1-1. Goli i parë do të ishte me të vërtetë i çuditshëm.

Lojtari i “djajve të kuq”, Fred shkel me këmbë portierin De Gea, me portierin e skuadrës nga Manchesteri që rrëzohet përtokë. Po në ato çaste, Smith Rowe godet dhe shënon. Goli në fund është cilësuar i rregullt.

Arbitri eshte konsultuar edhe me VAR dhe ne fund eshte dale ne konkluzionin se loja nuk mund te ndalej gjate aksionit dhe per kete arsye, gjithçka ka qene ok.

Për barazimin duhet të prisnim fundin e fraksionit, me Fernandes që bën më të mirën. Supersfida e kësaj jave në kampionatin anglez të futbollit po luhet në Old Trafford dhe po ndiqet nga miliarda njerëz anë e mbanë botës./newsport/

 

 

 

 

https://twitter.com/Juanilloky/status/1466509149815066638?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1466509149815066638%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_c10&ref_url=https%3A%2F%2Fnewsport.al%2Fvideo-ne-manchester-realizohet-goli-me-i-cuditshem-qe-mund-te-keni-pare-ndonjehere%2F