Kete sezon eshte bashkuar me ekipin e pare te Vllaznise teksa ka firmosur edhe kontrate profesioniste me te, por vazhdon te luaje e te kontribuoje edhe per ekipin e 21 vjeçareve me te cilin sezonin e kaluar u shpall kampion.

E kemi fjalen per Elidon Dulajn. Mesfushori ka spikatur edhe ne sfiden e sotme ndaj Korabit U21 ku ai shenoi golin e dyte per ekipin shkodran ne fillimin e pjeses se dyte duke kontribuar ne kete menyre ne fitoren 3-1 te tij.

Vete Dulaj i cili ka debutuar tashme edhe me ekipin e pare, pas ndeshjes se sotme ka shprehur emocionet per golin dhe fitoren. Njekohesisht ka shpalosur edhe synimet e tij per te ardhmen.

“Jam shumë i lumtur me përformancën e ekipit, por edhe për golin e shënuar, gjë që më ndihmoi më të vërtetë shumë psikoligjikisht, jo vetëm mua, por edhe ekipin.

Shpresoj të bëj mirë edhe te ekipi i parë. Objektivi ynë është të dalim përsëri kampion me ekipin U21, ashtu si vitin e kaluar dhe besoj se është totalisht e arritshme. është ende herët të flasim për konkurrencë në këtë kampionat”- eshte shprehur Dulaj.

Te plote prononcimin e mesfushorit te Vllaznise mund ta ndiqni ne kanalin zyrtar te gazetes “Shkodra Sport” ne youtube duke klikuar ne linkun e meposhtem: