✍️ Shkruar nga Gjergj KOLA
Ka startuar në mënyrën e duhur kampionati 5×5 Masters (+40), i organizuar nga Shoqata Rajonale e Futbollit Shkodër, me partner edhe Shoqatën “Pro Sport”. Ndeshja e parë e këtij kampinati është zhvilluar pasditen e sotme dhe përballë njëra- tjetrës janë vënë skuadra e “SHRFSH” ndaj asaj të “OSHEE Shkodër”.
Kuptohet që në fushë nga njëra anë kanë qenë emra të njohur të futbollit duke filluar nga portieri Bujar Celufaj, për të vazhduar me Vahedin Pepaj, Etrit Nika, Denis Zmijani, Admir Hysaj, Ermir Shimaj, Bledar Marshiq e Angjelin Simoni, ndërsa kundërshtar ishin ekipi i OSHEE Shkodër, ku binte në sy eedhe prania e drejtorit të saj Armand Zhuka që dëshironte të tregonte vlerat e tij edhe si futbollist. Megjithatë tek ky ekip ka spikatur mbi të gjithë Elvin Shala.
Ndeshja nisi më mirë për ekipin e “Shoqatës Rajonale të Futbollit Shkodër” dhe është Etrit Nika që shënon dy herë rradhazi. Por më pas ekipi i “elektrikut” duket sikur zgjodhet dhe sheh më shumë drejt portës kundërshtare madje edhe duke shënuar. Protagonist kryesor do të ishte Elvin Shala që do të shënonte 3 gola, e po ashtu si golashënues u shfaq edhe Gjon Bala.
Pjesa e parë do të mbyllej 4-4 ku golat e tjerë për ekipin e Shoqatës Rajonale do të shënoheshin nga Denis Zmijani dhe një autogol i portierit Dritan Selhani. Në të dytën, vendos përgatitja më e mirë fizike e lojtarëve të Shoqatës dhe kjo bën difeerencën.
Ato do të shënoni edhe 4 gola të tjerë me autor Denis Zmijanin sërish, Vahedin Pepajn dy herë dhe golin e fundit do ta shënonte Ermir Shimaj, pikërisht në ditën e përvjetorit të tij të 46-të të lindjes. Përfundimisht 8-4 për “Shoqatën Rajonale të Futbollit Shkodër që e nis mbarë kampionatin.
Burimi: Gazeta “Shkodra Sport”








