Dinamo luan të diel në transfertë me Teutën, për javën e 21-të të Superligës. Ndeshja zhvillohet në “Elbasan Arena” duke nisur nga 16:45, me trajnerin Bledar Devolli të miqve që do ketë jashtë dy lojtarë.

Indrit Prodani u ndëshkua me karton të kuq pas sfidës së djeshme, humbur 0-1 me Laçin. Në momentin që skuadrat po i drejtoheshin dhomave të zhveshjes, anësori i majtë protestoi ashpër te arbitri Kreshnik Bajramaj, me këtë të fundit që nuk ngurroi të tregonte kartonin e kuq.

Mungesë do jetë edhe ajo e Sidibe. Mesfushori ka plotësuar numrin katër të kartonave të verdhë. “Malore” për Devollin, që ndaj kampionëve duhet të sigurojë pikë, aq të nevojshme për “Nëndetësen”.

Situata per dinamovitet nuk eshte aspak e mire teksa nga pretendente qe e nisen sezonin, tashme u duhet te luftojne per mbijetese.