Pas tre sezoneve ne Shkoder ku eshte ndjere shume i vleresuar per ate çka dha ne fushen e lojes, mesfushori kukesian Fjoart Jonuzi provoi kete sezon te nderronte ambjent duke firmosur per Tiranen, por ne fakt duket se per asnje moment nuk eshte vleresuar aq sa duhet dhe si rrjedhoje kjo e ka bere te mos mendoje vazhdimesine me bardheblute.

Ne keto rrethana, 27 vjeçari ka nder mend te levize serish dhe pikerisht per kete arsye drejtuesit e Vllaznise kane kthyer vemendjen drejt tij. Per me teper, qe ne krye te kuqebluve tashme eshte serish Thomas Brdariç, nje trajner qe e njeh mire dhe ia di vlerat ketij lojtari.

Burime prane klubit shkodran bejne te ditur se drejtuesit shkodrane e kane ne vemendje kete lojtar dhe shume shpejt mund te nisin bisedimet me te. Jonuzi duket se eshte ende i dashuruar me Vllaznine dhe madje pak dite me pare ka qene ne tribunen e “Air Albania” per ta mbeshtetur ate ne ndeshjen ndaj Egnatias, sebashku me ish- futbollistet e tjere kuqeblu si Mevlan Adili, Bojan Zogoviç e Darko Bulatoviç.

Ne fakt shifrat e sezonit te fundit me Tiranen e tregojne me se miri se ai nuk ka dhene ate çfare duhet. Ka luajtur ne 32 ndeshje, nga te cilat vetem 12 te plota, me nje total prej 2172 minutash dhe vetem 2 gola te shenuar.

Shifra keto qe jane shume larg nga ato qe pati me Vllaznine ne sezonin 2022-2023 ku luajti ne 35 ndeshje, prej te cilave 25 te plota, me nje total prej 3004 minutash dhe duke shenuar plot 7 gola ndonese ishte mesfushor.

Ne keto rrethana, gjasat jane te medha qe nese ekziston mirekuptimi i te dy paleve, te kete nje ribashkim serish, per te nisur ne kete menyre sezonin e tij te katert ne karriere me fanellen e Vllaznise te veshur./www.shkodrasport.com/