Trajneri i Vllaznise Thomas Brdariç ka dhene nje interviste sot per gazeten e njohur gjermane “Kicker” ku ka folur per rikthimin e tij ne Shqiperi, por edhe per suksesin e ish- skuadres se tij, Bayer Leverkusen.

“Rikthimi im te Vllazni nuk ishte çështje koke”, shpjegon 49-vjeçari, i cili u shpall “Trajneri i Vitit” në Shqipëri në vitin 2021, për vendin e tij të preferuar për të punuar. “Kam kaluar kohën time më të mirë si trajner këtu. Qyteti, njerëzit, tifozët – gjithçka ishte perfekte. Kështu që tani po e bëj përsëri.”- ka thene ai.

Per Brdariç është pak zhgënjim fakti që sot skuadra e tij do te luaje në ndeshjen vetem për vendin e tretë. “Ishte synimi ynë i madh të bëheshim kampion. Nuk ia dolëm ta bënim këtë, edhe pse gjysmëfinalja ishte në teh të thikës dhe djemtë dhanë gjithçka”, tha ai para ndeshjes kundër Skenderbeut.

Gjermano- kroati ka arritur suksesin e tij me te madh si trajner ne Shqiperi ku dhe ka fituar Kupen e ketij vendi dhe shpreson shume qe ne vazhdim te arrije te fitoje edhe te tjere trofe.