Florian Markut i është dorëzuar sot titulli “Qytetar Nderi” i Lushnjës. Vetë kryetarja e Bashkisë Eriselda Sefa ia ka dhënë titullin boksierit shqiptar.

I pranishëm ishte dhe deputeti i Partisë Socialiste Taulant Balla. Marku ishte vlerësuar me “Qytetar Nderi” muaj më parë nga Bashkia e Lushnjës.
albsig

Në “Shtepinë muze të Kongresit” u zhvillua “Lushnja nderon Markun”. Ai ia doli të fitojë me vendim unanim, dje në “Air Albania” kundër meksikanit Miguel Parra Ramirez.

Florian Marku vazhdon të jetë i pamposhtur dhe sfida më të mëdha e presin në të ardhme. Kujtojmë se nesër në orën 11:00 do të zhvillohet ceremoni pritëse në nder të tij, pikërisht në Bulevardin Dëshmorët e Kombit.