Armado Sadiku është një nga futbollistët më të vlerësuar të Malagës. Megjithatë, sulmuesi është në pronësinë e Levantes në La Liga dhe në sezonin e ardhshëm do të rikthehet sërish aty. Këtë e ka zbuluar vetë elbasanasi i kombëtares i cili në një prononcim për “Ora Sport” në RTV ORa tregoi edhe dy shokët e ngushtë te Shqipëria.

“Trajneri më i mirë është De Biasi, shokët më të mirë Andi Lila dhe Odise Roshi. Kurse që më bezdis nuk e di çfarë të them se kemi me të gjithë marrëdhënie të mira. Nuk jemi takuar me Keidin Baren sepse kemi orare të ndryshme. Disa stërviten në stadium, disa në anekse. Unë në fund të sezonit kthehem tek Levante. Tek Malaga i kam luajtur të gjitha ndeshjet. Tani gjeta fatin tek presidenti i Levante, ai më besoi shumë.

Komplimenti më i bukur në karrierë është kur më takoj një nënë e vjetër dhe më puthi pas golit në europian me Rumaninë. Thash me veten tani më njohin të gjithë”, u shpreh Sadiku. /VipSport/