Nëse Mario Gotze do të vijë te Milani, ai duhet të pranojë të sakrifikojë një pjesë të madhe të pagës vjetore.

Pasi Borusia e Dortmundit nuk pranoi t’i rinovonte kontratën njeriut që i dha Gjermanisë Kupën e Botës në vitin 2014, “Calciomercato” shkruan se kandidati për drejtor të Milanit, Ralf Rangnik, mirëpret transferimin e Gotzes në “San Siro”.

Madje, Milani është gati t’i paraqesë një ofertë lojtarit.

Gotze duhet të pranojë një reduktim të konsiderueshëm të pagës së tij në mënyrë që të vishet kuqezi.

Nga 8 milionë euro që merrte në “Westfalenstadion”, mesfushori gjerman duhet të pranojë të luajë për Milanin për 2.5 deri në 3.5 milionë euro në sezon.