Luka Modric është lidhur së fundmi me një kalim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, më saktësisht te ekipi i Inter Miamit.Me vetëm një vit të mbetur në kontratën e tij aktuale me Real Madridin, 38-vjeçarit i është ofruar mundësia për të luajtur së bashku me Lionel Messin.

Sipas raportimeve të fundit, është pronari i Inter Miamit, David Beckham, ai i cili po përpiqet që ta joshë kroatin që ti bashkohet ekipit të tij, të cilët më herët kanë qenë të interesuar edhe për Luis Suarez.

Pikëpyetja më e madhe është nësë Inter Miamit do ti lejohet një operacion i tillë, për shkak të fair-play financiar.Messi, Jordi Alba dhe Busquets që të gjithë kaluan në qytetin e Floridas pas një aventure të suksesshme në Evropë.

Mbetet të shihet se si do përfundojë ky sezon për Modric, i cili deri më tash ka startuar në vetëm një ndeshje në ligë për gjigantin spanjoll.

Los Blancos do të luajnë këtë të diel përballë rivalit lokal Atletico Madrid, me synimin që të vazhdojnë rekordin 100% pa humbje në të gjitha garat./Telegrafi/