Sikur te mos mjaftonin problemet e shumta qe eshte duke kaluar Vllaznia me demtimet, vjen edhe nje tjeter lajm i keq. Ndoshta me i keqi qe ka marre deri tani stafi teknik. Portieri Kristi Qarri mund te mungoje per nje periudhe te gjate ne formacionin kuqeblu.

Ai u demtua dje ne ndeshjen ndaj Teutes pikerisht ne minuten e 85-te teksa pas nje goditje standarte te durrsakeve, ka dale te grushtoje topin dhe gjate renies ka pesuar nje demtim qe menjehere alarmoi te gjithe.

Qarri eshte detyruar te lere fushen e lojes me barrele dhe nuk ka qene e veshtire te dalloje lotet ne syte e tij. Nje demtim qe erdhi pikerisht atehere kur nuk duhej per te dhe per Vllaznine.

Menjehere pas ndeshjes se djeshme, mjeket e Vllaznise e kane derguar ne Spitalin Rajonal te qytetit per t’i bere ekzaminimet e duhura dhe nga çfare eshte konstatuar, kemi te bejme me nje demtim te kockes se berrylit dhe njekohesisht edhe me demtim te muskulit te krahut.

Nderkohe eshte vendosur qe neser portieri Qarri te dergohet ne Tirane per ekzaminime te tjera dhe vizita me ortopede specialiste te cilet do te dalin edhe ne nje konkluzion perfundimtar te shkalles se demtimit. Gjithsesi “Shkodra Sport” meson se me se paku, gardiani i portes kuqeblu ne rastin me te mire do te qendroje nje muaj larg fushes se blerte, por nuk perjashtohet mundesia qe kjo periudhe te shkoje deri ne 2-3 muaj.

Trajneri Memelli dhe stafi i tij jane me sy e veshe nga ekzaminimet e neserme duke shpresuar qe demtimi te mos jete shume serioz dhe Qarri te rikthehet shpejt ne fushe. Ne keto rrethana, ne porte ndaj Egnatias dhe me pas, do te jete Jurgen Mehidri, i cili debutoi diten e djeshme per disa minuta me fanellen e Vllaznise./SHKODRA-SPORT.COM/