sh-futbollisiti i Vllaznisë dhe tashmë specialist i top këmbës, Fatmir Lugji ka komentuar së fundmi për kuqeblutë dhe kampionatin shqiptar. Ish-mbrojtësi ka analizuar takimin kundër Teutës dhe ndeshjen e rradhës kundër Partizanit, duke e cilësuar shumë vendimtare në ecurinë e kampionatit.

Lugji tha:” Në ndeshjen kundër Teutës pashë një Vllazni super sulmuese që në fillim të takimit. U pa qartë se trajneri Brdariç ishte totalisht i fokusuar tek sulmi.

Gjë që është edhe karakteristikë e stilit të tij. Kjo të jep ndejsi pozitive, por ajo që të rikthen ato ndjenjat “negative” janë pësimi i golave. U pësuan shumë lehtë dhe më tepër nga pakujdesia e Vllaznisë se sa merita e Teutës.

Skuadra nuk duhet të ketë zhblinacime të tilla brenda 90 minutave, pavarësisht se e shoh skuadrën në rrugën e duhur tashmë me këtë sukses. Mendoj se kjo javë kundër Partizanit do jetë shumë vendimtare.

Kjo ndoshta për të nxjerrë 1 herë e mirë Partizanin nga gara për një vend në treshen e parë, apo për të shikuar mos të kuqtë do jenë 2 pikë pas Vllaznisë në rast triumfi”.
Endri ÇINARI