Episodi i pazakontë ndodhi në një ndeshje të Kupës së Amerikës së Jugut, mes skuadrës braziliane, Corinthians, dhe argjentinasve të Argentinos Juniors, në minutën e 58-të.

Qendërmbrojtësi i Corinthias, Raul Gustavo, gjatë një dyluftimi në anësore, shtyhet nga kundërshtari, por kur ngrihet për rivënien e topit në lojë bën gabimin fatal, duke shtyrë anësorin, që po ndërhynte për të shmangur një përplasje të mundshme fizike mes futbollistëve.

Kryesori kilian, Piero Mazas, i sinjalizuar edhe ndihmësi i tij, Carlos Poblete, nxjerr menjëherë kartonin e kuq për lojtarin, që edhe pas këtij vendimi vijon protestën me pretendimin se nuk ka bërë asgjë të gabuar.