Ka ndodhur pasditen e sotme ne mes te Tiranes. Ne ndeshjen e vlefshme per kampionatin kombetar te futbollit te femrave ne mes Tiranes dhe Murlanit. Ne minuten e 90-te, kur rezultati ishte i barabarte 2-2, ekipi bardheblu ka arritur te shenoje golin e trete, por ai eshte anulluar nga sinjalizimi i arbitres anesore per pozicion jashte loje dhe vendimi eshte aprovuar edhe nga kryesorja.

Dhe kur loja pritej te riniste me shkelm ridergimi per ekipi e Murlanit, ka ndodhur e kundert. Siç mund ta shikoni edhe nga videoja e publikuar nga vete stafi i ketij ekipi, ne fushen e lojes kane hyre persona civile te cilet kane debatuar me arbitret e takimi duke i kerkuar ta quante te rregullt golin.

Dhe pas shume insistimesh, arbitrja e takimit e ka konsideruar golin e rregullt. Nje vendim qe eshte kundershtuar nga stafi dhe futbollistet e Murlanit te cilat kane dashur te braktisin fushen e lojes.

Por pas bisedes me drejtuesit e klubit eshte rene dakord qe ata te qendronin ne fushe. E gjithe kjo rremuje ka zgjatur rreth 30 minuta e ne fund loja ka nisur. Futbolliset e Murlanit vetem sa e kane prekut topin ne mesin e fushes dhe kane qendruar statike ne fushe, duke bere qe Tirana te shenonte edhe golin e katert dhe ketu do te mbyllej ne shifrat 4-2 ne favor te Tiranes.

Nje ndodhi e pazakonte. Ne kampionatin e femrave eshte vene mesa duket ne pune sistemi VAR por i ideuar nga persona civile qe kane bere presion tek arbitret e takimit./SHKODRA-SPORT.COM/