Deklarata e Migen Memellit pas ndeshjes se fundit ne Kukes se futbollistet e sotem me shume e kane mendjen te instagrami sesa tek stervitja, ka shkaktuar jo pak polemika ne rradhet e tifozeve shkodrane dhe jo vetem. Ka patur shume qe kane qene kunder kesaj deklarate, por ka edhe te tjere qe i kane dale ne krah.

Njeri prej tyre eshte ish- futbollisti i njohur i Vllaznise, tashme trajner i ekipit te Beselidhjes Dritan Smajli. Ne nje prononcim per gazeten “Shkodra Sport” ai eshte shprehur ne menyre ekskluzive:

“Se mund ta humbe Vllaznia ate ndeshjen ne Kukes, nuk do ta kisha menduar kurre. Ne njefare menyre bashkohem me deklaraten e trajnerit Memelli. Kurre nuk mund te bahesh futbollist, me nje ore e gjysem stervitje ne dite. Mua personalisht nuk me kane dale 4 ore stervitje.

Thosha me vete se duhet te bej me teper per te arritur aty ku doja te arrija: Doja te luaja me Vllaznine dhe ia arrita. jane djem 20 vjeça dhe te mjaftohesh me stervitjen e trajnerit dhe pastaj te shkosh sa neper kafene, sa neper telefona, kjo nuk shkon.

Prandaj thashe qe deklarata e Memellit eshte reale deri diku. Me vjen keq sepse po u jepet mundesia me luajt me Vllaznine, per Vllaznine, perballe atij publiku dhe lojtaret nuk e kuptojne akoma se me ke luajne. Mua nuk me ka zane gjumi i nates kur une jam thirr per te luajtur me Vllaznine.

Kishte dite qe nuk flija fare, fare- fare. Kisha nje enderr qe doja ta realizoja dhe ia dola, ate per te luajtur me Vllaznine”./SHKODRA-SPORT.COM/