Prej disa ditësh, apo më mirë të themi gjysmën e dytë të dhjetorit, gazeta sportive në vend, portalet, mediat online, grupe interesash, kanë nisur një betejë shpifjesh dhe abuzimesh në drejtim të KF Egnatia.

Theksojmë që në fillim se ky shkrim nuk ka lidhje me pozicionin e askujt zyrtar të klubit rrogozhinas të futbollit por ësbtë opinioni im (K.B).

Çfarë po ndodh? U deshën dy humbje të Egnatias mbas kaq muajsh dhe menjëherë shpërthyen gjithë dashakeqësit, të cilët dëshirojnë ta shohin si situatë krize brenda skuadrës dhe klubit rrogizhinas, kampion dimri dhe kryesues i Superiores.
Çudia e madhe janë aludimet dhe dyshimet për krijimin e grupeve e klaneve brenda skuadrës rrogozhinase.

Largimi i Mustës u shoqërua me shumë zhurmë. Në futbollin e sotëm, largimet e lojtarëve janë rutinë sa herë ka merkato, në dimër dhe në verë. Madje, ka raste kur “divorcet” në futbollin shqiptar ndodhin edhe jashtë kohës së transferimeve, për të pritur zyrtarizimet te klubi tjetër në momentin e duhur.

Me informacionet që kemi nuk ka asnjë krisje të tillë tek Egnatia, e cila ka një president që ka krijuar një familje të bashkuar, përtej ekipit të futbollit, me qëllime të përbashkëta sportive.

Në klubin rrogozhinas, presidenti, drejtori teknik, trajneri, kapiteni, pra të gjitha hallkat bashkëbisedojnë e rrahin mendime, para se të marrin vendime. Pikërisht këtu qëndron edhe çelësi i suksesit, kryesimit të Superiores në kampionatin aktual, fitimi i Kupës së Shqipërisë në sezonin e kaluar dhe shkuarja për herë të parë në Kupat e Europës. Janë një klub modern e serioz, siç thotë shpesh presidenti Demroz: jemi një familje e madhe futbolli.

Ky komunikim, si askund tjetër, është i përditshëm, i përhershëm. Askush nuk ka frikë nga fjala e lirë tek Egnatia, por për hir të transperancës lajmet që japin mediat e ndryshme duhet të jenë të konfirmuara në burime të besueshme, të kenë qasjen e të gjitha palëve, sikurse e kërkon deontologjia e profesionit të gazetarit.

Nëse janë lajme të sajuara për klikime, apo shpifje, atëherë kemi të bëjmë me sjellje jo normale, dashakeëse, për mos të thënë dhe pak ordinere të kujtdo që i bën.

KF Egnatia është e hapur për këdo që të marrë lajme të vërteta e të konfirmuara zyrtarisht ashtu si ne marrim përditë.
Po, gjithë Europa futbollistikw është në merkton dimrororw, pra dhe K.F. Egnatia është në merkato. Saktësojmë, në merkato hyrëse. Deri tani, me informacionet janë siguruar dy përforcime, një qendërmbrojtës dhe sulmues. Nuk përjashtohen afrime të tjera, të cilat në kohën e duhur do të bëhen publike.

Më 4 janar, në stërvitjen e parë për vitin e ri, dp të prezantohen dhe gjithkush mun të shkoj ti shikoj në veprim, në fushën e blertë.

Si gazetar elbasanas e di mirë se largimi i Mustës ka vetëm një të vërtetë, dëshirën e lojtarit për të luajtur diku tjetër, për shkak të konkurrencës së madhe në pozicionin e vet tek rrogozhinasit. Kjo ndarje u bë me mirëkuptim të plotë mes palëve. Musta ka qenë një futbollist dhe qytetar model tek Egnatia, ndaj ka mirënjohjen e gjithë rrogozhinasve për kontributin e dhënë, të klubit po e po.

Musta u lagua për të luajtur më shumë diku tjetër, sikurse ndodhta e meriton. Tek Egnatia, rolin e titullarit nuk ia garantonte dot askush, sepse kështu funksionon për të gjithë.

Të tjerat, largohet Iskandarli, Memolla, ky apo ai, janë përralla dimri. Ka edhe çmendurira të tilla mediatike, se gjasme Flamurtari paska paraqitur ofertë për “x” lojtarë të skuadrës rrogozhinase. Absolutisht shpikje, për të mos thënë shpifje të atyre që nuk e duan Egnatian, që duan t’i fusin shkopinj nën rrota klubit që kryeson Superioren me meritë.

E keni gabim, sepse nuk do t’ia arrini këtij qëllimi të keq. Ju nuk e njihni as psikologjinë e klubit rrogozhinas, as të presidencës dhe hallkave të tjera drejtuese. Egnatia do të flasë në fushën e lojës me vepra gjë që unë Klevisi i di mirë.
Unë nuk jam pjesë e Egnatias, por shkova, kontaktova me zyrtarë të klubit dhe mësova të vërtetat pa asnjë pengesë. Atje më thanë se po, jemi në merkato, kryesisht në hyrje. Nëse një lojtar nuk ndihet mirë me minutazhin që ka pasur tek Egnatia, dhe për të vjen ofertë, do ta studiojmë, sikurse ndodh në çdo klub profesionist. Prandaj, hipotezat dhe shpikjet mediatike është mirë t’i mbani për vete.

Kush e “ha sapunin për djtahtë”, le t’ju besojë shpifjeve tuaja. Ata që duan të vërtetën, mund ta mësojnë atë, sikurse unë, duke pyetur në klub. Asnjë “stërkëmbësh” nuk do t’i bëjë dëm Egnatias, sepse grupi është i bashkuar, vazhdon stërvitjen de do të kthehet në veprim mbas festave të fundvitit për të korigjuar të metat e vëna re në dy humbjet e fundit dhe parë me besim të plotë përpara.